Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Benedikti XVI mbushi 90 vjeç: dëshmia e imzot Gänswein

Benedikti me imzot Georg Gänswein

17/04/2017 16:06

Benedikti XVI mbushi 90 vjeç. Për të u lut dje Papa Françesku në Shën Pjetër e, në Manastirin Mater Ecclesia, në Vatikan, vijojnë të vijnë shumë  mesazhe urimi. Kremtimi, i shtyrë për sot, e Hëna e Engjëllit, kaloi në atmosferë të ngrohtë, ndërmjet miqsh, ardhur edhe nga Bavaria. Ju propozojmë dëshminë e imzot Georg Gänswein, prefekt i Shtëpisë Papnore, i cili vijon ta ndjekë nga afër Papën e nderit:

Jeta në Manastir rrjedh shumë e rregullt; nuk është mister për askënd se Papa Benedikti e do rregullin. Ditën gjithçka është e planifikuar, e qartë, e kjo e ndihmon të jetojë mirë. Një nga pohimet e Benediktit, në përfundim të papnisë së tij, ishte se nuk po tërhiqej në jetën private, për të bërë atë, që do t’i pëlqente të bënte, por po “ngjitej mbi mal”, një figurë, e cila të kujton menjëherë Moisiun. E kjo domethënë se po tërhiqej për t’u lutur - sipas forcave dhe bindjeve të tij - për pasardhësin, për Kishën e për botën. E pikërisht këtë po bën. Jeta e tij është gërshetim i lutjes, studimit, vizitave, muzikës, Meshës, shëtitjeve, meditimit, pushimit e edhe përgatitjes për takimin me Zotin. E shoh se Benedikti e jeton qetësisht vendimin e tij.

Është në gjendje të lëvizë lirisht?

Kjo është ana më e ligshtë e trupit të tij. Ecën me vështirësi e ka ca kohë që përdor një deambulator: kështu ndjehet më i sigurt e lëviz më mirë.

A e ndjen Benedikti barrën e motmoteve, që gjithsesi rëndojnë…

Deri tani nuk e kam dëgjuar kurrë duke u ankuar...natyrisht nganjëherë thotë: “Përpara këtë e bëja shumë më shpejt, në kaq kohë bëja këtë e atë… kurse sot, për të bërë të njëjtat gjëra, më duhet shumë më tepër kohë”. Por këtë e thotë gjithnjë me ton shakaje…

 Çfarë keni mësuar ju, nga Papa Benedikti?

Kam mësuar, sidomos, se feja është dhuratë, dhuratë, që të fal gëzim; se feja të ndihmon ta mbartësh më lehtë peshën, që të është ngarkuar mbi shpinë e se nuk duhet ta ndjesh si barrë...

Shumëkush pyet: po Papa Françesku, a vijon të kërkojë këshilla  nga Papa Benedikti?

Nuk është sekret për askënd se të dy kanë marrëdhënie të mira e se Papa Françesku vjen rregullisht ta takojë Benediktin. Bisedojnë vetëm për vetëm, flasin… Vizitat nuk kanë ndonjë rregull të caktuar. Zakonisht bëhen me raste festash personale, para ose pas shtegtimeve të Papës Françesku… dëgjohen në telefon, ose arrin një letër… nuk është, pra,  strukturë e paracaktuar, është më shumë ngjarje “karizmatike”… 

17/04/2017 16:06