Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Pashkë 2017 në Tokën Shenjte: në festë, të krishterë e hebrenj

Toka e Shenjtë: Varri i Krishtit - RV

16/04/2017 17:00

Pashkë në Tokën Shenjte! Vend i shenjtë, në shekuj cak shtegtimesh të përvitshme për miliona njerëz të feve të ndryshme, por edhe teatër luftërash ndërmjet feve, e jo vetëm. Sivjet Pashkët përkojnë për katolikët dhe protestantët, që ndjekin kalendarin gregorian e për ortodoksët, që ndjekin atë julian. E përkojnë edhe me ditët e Pashkëve hebraike. Për kremtimet në Tokën Shenjte, intervistuam atin jezuit, David Neuhaus, mëkëmbës i Patriarkatit latin të Jeruzalemit:

Sivjet u bekuam tri herë. Së pari, është gjithnjë bekim t’i kremtosh Pashkët në Tokën e Jezusit, ku Zoti derdhi gjakun për ne. Dha jetën, për ne. Sivjet, pastaj, u bekuam posaçërisht, sepse po e kremtojmë  këtë festë të gjithë bashkë, posaçërisht me ortodoksët, që janë vëllezërit tanë, në një kohë kur Ati i Shenjtë i kushton vëmendje të madhe  bashkimit të të krishterëve. E dimë se bashkimi nuk është relizuar ende: do të kryhet kur të mund të kremtojmë në harmoni, e jo njëri pranë tjetrit, por ne duhet të shpresojmë, të ëndërrojmë se kjo ditë do të vijë. E në fund, bekimi i tretë është se të hënën edhe hebrenjtë nisën festimet për festën e tyre të Pashkëve. E duhet pohuar se pa i kujtuar Pashkët hebraike, të krishterët nuk mund t’i kremtojnë vërtetësisht Pashkët e krishtera, sepse Jezusi, që ishte hebre, zgjodhi pikërisht Pashkët, që në këto ditë të jepte jetën. U krye kështu, flijimi i Qengjit të Pashkëve, që na kujton kalimin nga skllavëria, në liri, në lirinë  e bijve të Zotit.

Atë Neuhaus, lutja e fuqishme që lartohet drejt qiellit, nga Toka e Shenjtë, a ndikon mbi zemrat njerëzore, për ta lënë mënjanë urrejtjen,  dhunën e luftën, që ndjehen fort edhe këto ditë në Lindjen e Mesme?

Përgjigje: - Në të vërtetë sivjet ne kremtuam nën hijen e kësaj urretjeje: me shumë dhimbje mësuam atë që u ndodhi të Dielën e Larit, në Egjipt, vëllezërve tanë egjiptianë. E sivjet - duhet të shtoj - ka shumë egjiptianë që kanë ardhur në Tokën Shenjte për t’i kremtuar Pashkët me ne. Prej këndej këtu ka edhe dhunë, dhimbje, urrejtje, luftë, që nuk mund të mos ndjehen në kremtimet e këtyre ditëve. Por ne jemi të bindur se pavarësisht nga të gjitha këto, pavarësisht nga urrejtja, vdekja, dhuna, Jezusi fitoi, e ne duhet të jemi dëshmitarë, posaçërisht këto ditë. Edhe pse rreth nesh ka pak shenja të kësaj fitoreje, ne jemi të thirrur për të qenë plot me gëzim në fe, sepse Krishti vërtet u ngjall, fitoi vërtet!

16/04/2017 17:00