Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Me Krishtin e Ngjallur, jeta dhe historia njerëzore marrin një kuptim të ri!

A crucifix is seen through flowers adorning St Peter's square before the Easter Sunday mass on April 16, 2017 in Vatican. Christians around the world are marking the Holy Week, commemorating the crucifixion of Jesus Christ, leading up to his resurrection on Easter. - AFP

16/04/2017 14:50

Të krishterët në të gjithë botën kremtojnë misterin e çlirimit të historisë në Pashkët e Ngjalljes së Jezusit, Birit të Hyjit.

Jezu Krishti ka lindur në historinë tonë në një kohë të caktuar, mase dymijë vjet më parë në Betlehemin e Judesë. E Krishti ka vdekur po në historinë tonë, nën Poncin Pilat, i gozhduar në një kryq, që është bërë bekim për botën dhe historinë.

Por, ai vazhdon të lindë në çdo kohë dhe në çdo vend në zemrat dhe në jetët e atyre që kanë vendosur ta ndërtojnë ekzistencën në ligjin e ri të dashurisë.

Dhe përsëri ai vdes në ditët tona dhe në jetët tona, atje ku mëkati shëmton bashkëjetesën njerëzore. Vdes në fëmijën e pafajshëm që abortohet, në të varfrin që shfrytëzohet, në të shtypurin që vuan, në të pambrojturin që vritet, në ngurtësimin e zemrës që kërkon hakmarrje.

Por, toka nuk mund të mbajë në thellësinë e saj të drejtin e Hyjit. Ati e ka ringjallur nga të vdekurit duke i dhënë fund vdekjes dhe duke ju kthyer të drejtën dhe shpresën të gjithë të shtypurve të historisë.

Vdekja dhe Ngjallja e Tij është prova se britma e të pafajshmëve ka arritur gjer te veshët e Hyjit dhe se Hyji i është përgjigjur njeriut duke i dhënë në Jezusin e ringjallur garancinë se jeta e ka mundur vdekjen dhe se të vuajturit do të shohin me sytë e tyre fitoren e ëndërruar.

Ngjallja e Krishtit është themeli i shpresës që mund çdo dëshpërim. Qofshin këto Pashkë frymëzim shprese dhe burim bekimi për të gjithë shqiptarët!

Me Krishtin e Ngjallur, jeta dhe historia njerëzore marrin një kuptim të ri!

16/04/2017 14:50