Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

MESSA DI PASQUA EASTER MASS MESSE DE PAQUES 20 04 2014 PIAZZA SAN PIETRO PAPA FRANCESCO ST PETER'S SQUARE POPE FRANCIS PLACE ST PIERRE PAPE FRANCOIS PAPA FRANCISCO

16/04/2017 16:56

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

Të galdojë kori i engjëjve,
të gazmojë bashkësia qiellore;
një himn lavdie ta përshëndesë 
ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!

Të gazmojë toka, rrethuar
me rrezet e ndritshme të Zotit.
Drita e Mbretit të amshuar 
e mundi errësirën e botës.

Kisha Nënë të galdojë
plot dritë nga lumnia e Zotit,
të tundet Tempulli nga tingujt
nga thirrjet e popullit në festë.

E ju, o vëllezër të dashur,
nën rrezet e kësaj drite,
mëshirën e Zotit kërkoni.
Dritën e Atij që na thirri,
dhe pse s’e meritojmë,
na zgjodhi t’i shërbejmë,
shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,
e brohorisë së përkryer,
të ditës kur Zoti u ngjall!

Benedikti XVI: Nga Mesha e Natës së Pashkëve.

16/04/2017 16:56