Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

E Premtja e Madhe: turmë në Udhën e Kryqit, në Jeruzalem

Kremtim në Tokën Shenjte - L'Osservatore Romano

14/04/2017 17:55

Një turmë e madhe besimtarësh përshkoi sot Udhën e Dhimshme tradicionale të Kryqit, në Jeruzalem. Burimet vendase njoftojnë se policia izraelite kishte marrë masa të rrepta sigurie për mbrojtjen e shtegtarëve, sidomos në këto ditë, kur të gjitha konfesionet e krishtera kremtojnë ritet e tyre të Pashkëve, njëkohësisht me Pashkët hebraike.

Megjithatë,  pak më larg Qytetit të Vjetër, një e re britanike u ther nga një palestinez. Policia e quajti këtë ngjarje të hidhur “atentat terroristik, i kryer nga një njeri me të meta mendore” i armatosur me thikë kuzhine. 

14/04/2017 17:55