Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Atë Gjergj Fishta: TË KRYQZUEMIT!

Stacioni 12 i Udhes se Kryqit: Jezusi vdek mbi kryq! - RV

14/04/2017 15:42

Atë Gjergj Fishta: TË KRYQZUEMIT!

In fide vivo Filii Dei, qui dilexit
Me et tradidit semetipsum pro me. (Ad Gal. II. 20)

1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli;
Dridhet toka tue gjimue;
Rruzullimit trandet shtielli;
Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue;
Shkambîjt tmera po i pershkon.
2 Tisi i tempullit âsht shkye,
Rrebtë ka shekllin trandë thellimi.
A natyra âsht tu’ u shperthye
E rroposet rruzullimi,
Ase Zoti diku pson.
3 Jo; pson Zoti! T’Izraelit
Bijt e prujtun m’mal t’Golgotit
Mbi nji t’ashper drû zabelit
Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit:
Krejt e paskanë lá me gjak.
4. N’atë shemtim, n’atë mizorí
Kqyrë i Ati nalt prej qiellet;
E, kah sheh atë kob të zi,
Idhshem mnija xên e i pshtiellet,
Edhe mshirës i vên ai cak.
5 Rrebtë mbi shekull vrâ ka ftyren,
Edhe kapë rrufén njifillit
Me turshî gjithmbarë natyren.
Struken Engjutj hijes s’qiellit,
Heshtë natyra n’mjerim t’vet.
6 Hikni popuj, hikni fise!
Hikni, po, jashta ktij sheklli;
Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise,
Prej ksi kobi, prej ksi mreklli,
Mnin e Zotit gjâ s’e pret.
7 Hikni vrap, po; kah kujtoni
Se nji Zot, Krijuesi i Empirit,
Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni,
S’do t’perligjë gjakun e t’Birit
Qi po derdhni me poshtnim?
8 Mnershem qiella, qe, u kercnohet;
Per nen kambë don me u hikë bota;
Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet;
Janë kah shuhen stinë e mota:
S’bân, jo, Zoti kaq shemtim!
9 Veç nji fjalë i Biri t’flase,
Veç nji ankim t’a bâjë mbi jue,
Se krijimi do t’humbase
Se edhe jeta ka me u shue:
Lesker shekllit kund nuk jet.
10 E qe i Biri pre’ atij drûni
M’ t’ cillin ju mberthye e kini,
M’ gozhda shtatin Aj e xûni,
Edhe kryet kah qiella ngrini,
Dishka Atit per ju i flet:
11 “Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali!
Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:”
Oh! Pse tash s’po trandet mali...
Pse xên dielli prap me shndritun...
Persè u kthiell si moskurraj....
12 Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit
Mnín e vetë me zbutun,
Ke, m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit,
Per anmiq âsht tuj u lutun
Qi m’u a falë mâ t’randin faj?...
13 O dashtnija e Fjalës s’mishnueme
Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit
Fjalët Ti i paske t’ambeltueme...
E me i pruejtë Ti dashke damit…
E me i pá me lumnì plot?
14 Ah! ktû. Popuj, ktû ju fise!
Ktû, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit!
S’kênka droje, jo, n’kto vise,
Kû vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit
Gjaksve t’vet u dalka zot.
15 S’ paska kênë, jô i vrashtë Rromaku,
Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin;
E Judeut as etja e gjakut
Njitë s’e paska m’kryq te Lumin:
Dashtunija Atê e kryqzoi!
16 Dashtunija me flakë t’ veta,
Po, ato gozhda i paska prehun,
M’t’cillat pezull randon Jeta,
Si Davidi ‘i herë pat shprehun,
Nder vegime ka’ i skjyrtoi.
17 M’ faj t’ Adamit dheu perlye
Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella:
Por, të randë atë faj me shkmbye,
Gjak nji Zoti lypte qiella,
Gjak t’paçmuem, shka nierzt nuk kan.
18 N’dashtuní ndezun per né,
Qe atë herë Fjala e Perendís
Bâhet nieri e zdrypë mbi dhé;
E p’r atë faj të rrokullís
Flîje vehten Ajo e bân.
19 Sod njai gjak, qi u lyp prej t’Lumit
Çmim perdlimit per rod t’nirit,
Gurrë prej varrvet rrjedhë t’amshuemit
Gurrë mishriret edhe hirit
Per gjith t’bijt e mnís s’ Tynzot.
20 Sod, po, âsht shue mnija hyjnore,
Edhe deka âsht mujtë e mnershme;
Preja ferrit dalë ka dore;
Shtypun krejet hidra e hershme
Kján trathín e vet me lot.
21 Qiella e toka, bashkë pajtue,
Nji besë t’ambel vên dashtnije;
Qiella e toka pse vllaznue
Janë n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije,
Qi per tokë mbi Kryq rekton.
22 Kohë e ré, po nisë m’u endun
Rruzullimit prej kso bote,
Si profeta e pat permendun:
Kohë mishriret, qeti-plote,
Kû dashtnija veç mbretnon.
23 Shue, prá, kjoftë kushdo bir deket
Ngroftë në zêmer mni mbas sodi;
Dielli dheut, pse kahdo rreket
Sot t’tânë popujt janë nji rodi:
Gjaku i t’ Lumit i vllaznoi.
24 O Ti Gjaku i Flîs s’hyjnueshme,
Fise e popuj qi vllaznove,
Deh! ‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme,
Me çmim t’And qi na fitove,
Fise e popuj Ti bashkoi.
Atë Gjergj Fishta

        

14/04/2017 15:42