Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

Holandezët dhe Mundimet e Krishtit, sipas Mateut

Johann Sebastian Bach - RV

13/04/2017 18:20

Vetëm një holandez, ndër gjashtë, i ndjek funksionet fetare, sipas statistikave, por gjatë Javës së Madhe, shumë kisha mbushen plot. “I thërret” Johann Sebastian Bach, me kompozimin e tij të famshëm ‘Mundimet e Krishtit’ (Matthäuspassion), një ndër majat e muzikës kishtare sipas Mateut? Apo, përmes kësaj kryevepre muzikore, i thërret vetë Krishti? Kompozitori i madh, duke dëgjuar fragmentet e Biblës, që lexohen këto ditë, qysh nga mesjeta, mori nga Ungjilltari Kapitujt 26 e 27, që rrëfejnë tradhtinë e Judës dhe kryqëzimin e Jezusit, dhe realizoi me ta një kompozim për solistë, kor e orkestër të dyfishtë. Vepër shumë shpejt e harruar.

Ishin Vendet e Ulëta, që e rizbuluan, bukurinë e kësaj vepre, e cila rinisi të dëgjohej nga publiku në vitin 1829, falë muzikantit Felix Mendelson, që e risolli në jetë. Fuqia e saj tërheqëse është më shumë shpirtërore, sesa fetare, dy epitete paralele për sytë e publikut shumëngjyrësh të pranishëm në kishat, famullitë e sallat e koncertit ku Matthäuspassion e Bach-ut luhet, në më se 70 interpretime, në program në të gjithë territorin.

Kërkesat janë të tilla, sa edhe në internet mund të gjesh një agjendë Bach  e një faqe kushtuar kësaj vepre gjeniale, ku Bibla bëhet tingull i gjallë, për të lehtësuar kërkimin e biletave. Eshtë e çuditshme që, duke qenë Bach njeri shumë besimtar - aq sa u varros në Kishën gjermane të Shën Tomës, në Lajpcig, ku ka shumë mundësi të jetë luajtur për herë të parë kjo vepër, - interpretimi i saj u bë traditë shoqërore. Vepra e plotë zgjat tri orë, pa  asnjë pushim ndërmjet.

Po ç’i shtyn muzikdashësit të ngulen tri orë, pa luajtur nga vendi, duke dëgjuar tingujt e kësaj kryevepre? Nuk ka sesi të jetë vetëm mjeshtria e atyre, që e intepretojnë, siç ishte rasti i vitit 1939, kur Orkestrën e Concertgobouw të Amsterdamit e drejtonte hollandezi Williem Mengelberg. Çka i shtyn është vetë Bach. Cilësia e paarritshme e muzikës së tij, që u vlerësua pak në kohën e muzikantit të madh, por që vijon  t’i kujtojë, me mjeshtri të lartë artistike, shpirtit të krishterë dramën e Kalvarit, ku u ndeshën për jetë a vdekje, e mira me të keqen. E tingujt që të lartojnë  drejt qiellit, atje ku të pret Zoti, i kënduar nga kompozitori, që besonte me gjithë zemër në të Ngjallurin!   

13/04/2017 18:20