Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Sot ditë lutjeje e agjërimi për Sirinë

Dita e lutjes dhe e agjërimit për Sirinë - RV

12/04/2017 14:39

Sot është një ditë lutjeje e agjërimi për Sirinë. E Dita e agjërimit dhe e lutjes për Sirinë u kremtua në atmosferën e bisedimeve të G7, ku u fol për Sirinë, duke theksuar edhe një herë se politika është e vetmja rrugëzgjdhje e mundshme për konfliktin në Siri, e ardhmja e së cilës ka shumë mundësi të mos e ketë më Assadin në pushtet. Ky ishte rezultati i takimit të Ministrave të jashtëm të G7, zgjeruar me vendet e Gjirit dhe Turqinë, mbledhur në qytetin Lucca të Italisë. E njëzëshme edhe ideja për të mos e izoluar Rusinë. Përkundrazi: për ta përfshirë në procesin e paqes.

E ndërsa të mëdhenjtë mblidhen e bisedojnë për Sirinë, edhe të vegjlit mblidhen, luten e agjërojnë po për Sirinë. Nuk kanë armë tjetër. Duket e ligshtë kjo armë, por dramat e historisë në rrjedhë shekujsh, tregojnë se është arma më e fuqishme sepse, në fund të fundit, fatet e njerëzimit janë në dorë të Zotit! Për këtë ditë flet, në mikrofonin tonë, drejtori i Caritas-it Italian, don Francesco Soddu:

 Menduam, së bashku me Pax Christi, se do të ishte i nevojshëm një çast ndalese, reflektimi, pikërisht në prag të Triditshit të Pashkëve, në mënyrë që vëmendja jonë, si të krishterë, ta rrokë gjithë ç’ndodh në botë e, posaçërisht në Siri, Pa harruar edhe Kongon, Sudanin e Jugut dhe Jemenin….

 Kjo ditë lutjeje dhe agjërimi “për të mos harruar”, është vërtet simbolike. Në fillim të Javës së Madhe, bëhet shenjë e dritës dhe e shpresës së Pashkëve, apo jo?

Sigurisht, sepse ka për qëllim të jemi pranë Krishtit, edhe në Kopshtin e Ullinjve, në Kopshtin e Gjetsemanit, ku ai u tha dishepujve të vet: “Rrini me mua, rrini zgjuar e lutuni”. Ja, ky kuptimi i lutjes, e cila pastaj  gjen shprehjen e vet në gjeste si agjërimi, që domethënë të heqësh dorë nga ndonjë gjë, për të qenë më pranë Zotit, për ta lumnuar Zotin, për të thelluar bashkimin me Të, duke marrë pjesë në vuajtjet e njerëzve të tjerë, që janë pranë a larg teje. Sepse për të krishterin, i largëti, që vuan, është më i afërmi. Kjo ditë ishte shprehje e dëshirës për t’u bashkuar me Zotin e me vëllezërit, që në këtë çast janë korpi i gjallë i Krishtit.  

12/04/2017 14:39