Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Dita e fëmijëve të rrugës: angazhimi i salezianëve

Fëmijët e udhës - ANSA

12/04/2017 16:20

Viti i shtatë ky, që kremtohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Rrugës, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e opinionit publik dhe e qeverive të ndryshme mbi këtë fenomen, shpesh të fshehur e të padukshëm, prej këndej, edhe të harruar. Janë me miliona, në mbarë botën, fëmijët që jetojnë në rrugë të madhe.

Për ta 2017-ta, është vit vendimtar, sepse edhe Kombet e Bashkuara po mobilizohen për t’i nxitur shtetet të bëjnë më shumë “lidhur me njohjen e të drejtave dhe  mbrojtjen e këtyre fëmijëve”.

Në këtë drejtim vlen të përmendet posaçërisht Departamenti i Misioneve dom Bosko, që kujdeset për ta në të katër anët e botës, me një mori projektesh, për t’ua hapur para udhët e sigurta të jetës. 

12/04/2017 16:20