2017-04-11 14:39:00

Delegacioni i Vatikanit për vizitë në Egjipt te Tawadros II, Patriark i Kishës kopto ortodokse


Një delegacion i Selisë së Shenjtë u prit sot nga papa Tawadros II, Patriark i Kishës kopto ortodokse, që të dielën e kaluar shpëtoi gjatë atentatit në Kishën Katedrale të shën Markut në Aleksandri (seli e Patriarkatit kopto ortodoks), ndërsa po kremtonte Liturgjinë Hyjnore të Dielës së Larit.

Delegacioni i Vatikanit – njofton agjencia Sir – përbëhej nga kardinali Kurt Koch, president i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, nga nunci apostolik në Egjipt, imzot Bruno Musarò, e nga sekretari i Papës Françesku mons. Yoannis Lahzi Gaid.

Delegacioni – shkruan zëdhënësi i Kishës kopto ortdokse – i solli Patriakut Tawadros II përshëndetjet e Papës Françesku e të Papës së nderit Benedikti XVI dhe lutjen për “martirët e Tanta-s e të Aleksandrisë që u martirizuan gjatë dy sulmeve që ndodhën në dy Kishat e vendeve të përmendura të dielën e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.