2017-04-11 13:42:00

Egjipt: kardinali Sandri, udhëtimi Papës ka vlerë profetike


“Udhëtimi i Papës Françesku në Egjipt, pas atentatit të dyfishtë, ka një domethënie edhe më të thellë, sa që udhëtimet papnore mund t’i si shohim si vlerë profetike, përmes të cilave Papa kumton një botë të re të bazuar mbi vëllazërimin, pajtimin, drejtësinë e paqen”. Kështu tha Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, kardinali Leonardo Sandri, për Televizionin2000 duke komentuar sulmet terroriste ndaj Kishës Kopte-ortodokse të Egjiptit dhe udhëtimin e Papës Françesku në program më 28 e 29 prill, pikërisht në Egjipt.

“Papa me këtë udhëtim në Egjipt – nënvizoi kardinali Sandri –dëshiron të ripohoi, me të drejtë se, pa vëllazërim, dialog, pajtim ndërmjet njerëzve që i përkasin besimeve të ndryshme, do të jetë shumë më vështirë të ndërtohet një humanizëm i ri që respekton dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e tij. Në këtë perspektivë, Papa dëshiron të ripohoi se, edhe përballë atentateve, është e mundur të krijohet a të ndërtohet një botë e re në respektimin e personit”. “Këta vëllezërit tanë kopto-ortodoksë që kanë vdekur këtyre ditëve – përfundoi kardinali Sandri – janë martirë të Kishës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.