Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Lëmoshtaria apostolike: u hap sot “Lavanderia e Papës”

Njeri i pastrehë - ANSA

10/04/2017 15:38

“Lavanderia e Papës Françesku”, shërbim falas për më të varfërit, posaçërisht për të pastrehët, për të larë, për të tharë e për të hekurosur rrobat dhe mbulesat e tyre. Është një nismë e re e Lëmoshtarisë apostolike e cila që sot hyri në funksion, në Romë. 

 

Nisma, pra, është e Lëmoshtarisë apostolike që, siç shpjegon në një komunikatë Lëmoshtari i Papës, imzot Konrad Krajevski, edhe me këtë shenjë kërkon t’i japë formë konkrete bamirësisë e, njëkohësisht, edhe inteligjencës së veprave të mëshirshme, për t’u rikthyer dinjitetin një mori njerëzish, vëllezër e motra tona, të thirrur për të ndërtuar, së bashku me ne, një qytet të besueshëm. Është, prandaj, përgjigje që i jepet ftesës së Papës për ta konkretizuar përvojën e hirit të Jubileut. Kujtojmë se në Letrën apostolike “Misericordia et misera”, Françesku pati shkruar: “Dëshira për të qenë sa më pranë Krishtit, kërkon të bëhemi të afërm për vëllezërit tanë, sepse s’ka gjë më të pëlqyeshme për Atin, sesa një shenjë konkrete e mëshirës”. Për vetë natyrën e saj, mëshira bëhet e dukshme dhe e prekshme në veprimtari konkrete e dinamike, prej këndej, është koha për t’i  vënë në jetë shumë veprimtari të reja, fryt i hirit.

Lavanderia ndodhet në “Qendrën e njerëzve të paqes” të Bashkësisë së Shën Egjidit, pranë kompleksit të lashtë spitalor të Shën Galikanit, në rrugën San Galicano, 25. E do të jetë pikërisht Shën Egjidi, që do ta drejtojë, së bashku me shërbime të tjera, në funksion prej kohe, për shërbimin dhe ndihmën e njerëzve më të varfër. Muajt e ardhshëm këtyre shërbimeve do t’u shtohen edhe të tjera: shërbimi i dusheve, i berberëve, i ambulancave mjekësore, i shpërndarjes së sendeve të domosdoshme për jetesën.

Në lokalet e lavanderisë funksinojnë gjashtë lavatriçe dhe gjashtë tharëse nga më modernet, si edhe të gjitha mjetet për hekurosje, dhuruar nga ndërmarrja shumëkombëshe Whirlpool Corporation. Projektin e ndihmon dhe e koordinon grupi industrial Procter&Gamble, i cili i dhuron, që prej dy vjetësh, brisqe e sapun rroje Gillete berberëve për të varfërit, nën Kolonatin e Shën Pjetrit, duke siguruar edhe furnizimin e plotë e falas me detergjentë për larjen e ndërresave Dash e Lenor.

10/04/2017 15:38