Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

“Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”: Mundimet e Krishtit, në komentin e don Marjan Palokës

Kryqëzimi i Krishtit - ANSA

09/04/2017 18:45

 “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”: me don Marjan Palokën përshkojmë e komentojmë Mundimet e Jezu Krishtit, sipas Ungjillit të Lukës…E gjithë përpjekja krezhmore për pendesë e për t’u kthyer kah Zoti, këtë të Dielë të Larit, fokusohet në çastin thelbësor të misterit të Krishtit e të jetës së krishterë: kryqi, si bindje ndaj Atit Hyjnor e solidaritet me njerëzit; vuajtja e Shërbëtorit të Hyjit e pandarë nga lavdia. Rruga që ndërmerr Jezusi për të na shëlbuar është kundër çdo lloj arsyeje, sepse Krishti nuk zgjodhi forcën e pasurinë, por brishtësinë e varfërinë. Jezusi hyn triumfalisht në Jeruzalem, jo për të mbretëruar, por për të plotësuar misterin e vdekjes e të ngjalljes së Tij. Në rubrikën tonë të sotme, “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, të dëgjojmë komentin e don Marjan Palokës për Mundimet e Krishtit, sipas Ungjillit të Lukës…

 

09/04/2017 18:45