Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Sulmi i SHBA-ve kundër Sirisë, lëshohen 59 raketa

Raketat amerikane Tomahawk kundër Shayrat - ANSA

07/04/2017 12:10

Sulm i SHBA-ve në Siri. Pentagoni njoftoi se nisi sulmin kundër ushtrisë së Assadit, duke përdorur 59 raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, të nisura nga anijet luftarake në Mesdheun lindor. Sipas guvernatorit të Homs, si pasojë e sulmit humbën jetën 4 vetë.

Presidenti amerikan Trump kaloi nga fjalët, në vepra. Nisi menjëherë sulmin, duke iu përgjigjur, kështu, masakrës së civilëve me gaz nervin, më 4 prill, për të cilën fajsohet regjimi i Damaskut.   

Në Damask ishte ora 3.45 e mëngjesit, kur u godit baza ajrore e Shayrat, në qendër të vendit: po ajo bazë, nga e cila - sipas burimeve të informacionit ushtarak – u hodhën lëndë kimike mbi provincën e Idlib, që shkaktuan vdekjen e 70 vetëve, ndërmjet të cilëve, 30 fëmijë.

Presidenti amerikan Trump e justifikoi sulmin, duke u shprehur se “ishte në interes jetik të sigurisë kombëtare të SHBA-ve, shmangia dhe ndalimi i përdorimit të armëve vdekjeprurëse kimike”. Pastaj, një thirrje drejtuar botës, posaçërisht vendeve të qytetëruara, që të bashkohen me SHBA-të për t’i dhënë fund - u shpreh Trump – masakrës dhe vazhdimit të gjakderdhjes në Siri. Vendimi u mor të martën e kaluar. Petagoni bëri të ditur se sulmi i SHBA-ve kundër bazës ajrore në Siri e kufizoi aftësinë e qeverisë siriane për përdorimin e armëve kimike. Rusia pohon se sulmi amerikan mund t’i keqësojë marrëdhëniet Moskë-Washington.

 

 

07/04/2017 12:10