Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Cantalamessa: katolikë e luteranë nuk janë të burgosur të së kaluarës

Predikimi V i Kreshmëve në Vatikan - AFP

07/04/2017 14:47

Në praninë e Papës dhe të Kuries Romake, atë Cantalamessa mbajti, sot paradite, në Kapelën Nëna e Shëlbuesit, predikimin e pestë i Kreshmëve. Predikatari i Shtëpisë Papnore e përqendroi predikimin mbi 500-vjetorin e Reformës protestante, parë si rast hiri e pajtimi për mbarë Kishën.

Frati kapuçin u frymëzua kryesisht nga fragmenti i Letrës së Shën Palit drejtuar Romakëve për të shpjeguar cila ishte “molla e sherrit në gjirin e krishterimit perëndimor”. Frymëzim që, pastaj, vijoi gjatë gjithë predikimit të pestë të Kreshmëve, përqendruar tek tema: “U dëftua drejtësia e Zotit, për ta bërë 500-vjetorin e Reformës protestante rast hiri e pajtimi në mbarë Kishën”.

Predikatari përshkoi gjithë historinë e ”mollës së sherrit”, që çoi në përçarjen e madhe të Kishës, duke folur posaçërisht për teorinë e shfajsimit dhe për udhën e ndritur ekumenike të kohëve të fundit. Jam i bindur - theksoi - se po të ngjallej përsëri Luteri, edhe ai do ta predikonte sot shfajsimin për fe, sepse:

“Është Krishti zemra e mesazhit! Para se të jetë hiri, është feja. Është ai nyja, me të cilën Kisha qëndron, ose bie; është Vetje, jo doktrinë!”.

07/04/2017 14:47