Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestini I, Papë

Gozhdët e Krishtit - RV

06/04/2017 12:40

Më 6 prill kalendari kishtar përkujton Shën Çelestini I, Papë. Shën Çelestini, ishte një diakon me prejardhje nga rajoni italian, Campania, u zgjodh Papë më 10 shtator të vitit 422. Çelestini ishte njohës i thellë i realitetit dhe i problemeve të Kishës e gjatë papnisë së ti provoi me vendosmëri e urti të bënte reformën disiplinore e doktrinore të komunitetit të krishterë, si dhe t’i luftonte herezitë e vjetra e të reja të asaj kohe. Është i pari Papë që reagoi vendosmërisht kundër pellagjanizmit, dënuar me proskripcion kudo në mbarë botën e krishterë. Vdiq më 27 korrik të vitit 432.

Po kujtojmë se Pellagjanizmi është një herezi e lindur rreth shekullit IV nga murgu Pellagjo e dishepulli i tij Çelestini, e ka të bëjë me teologjinë e Hirit të Tënzot. Ajo mëson se njeriu është në gjendje të shëlbohet (shpëtohet) me forcat e veta njerëzore; pastaj mohon doktrinën e mëkatit të rrjedhshëm si faj i trashëguar nga njeriu. Kjo herezi u luftua nga  Shën Agostini dhe shkolla e tij e po kështu, siç u tha më lartë, edhe nga Çelestini I, Papë.

06/04/2017 12:40