2017-04-05 11:49:00

Papa, i çmeritur para sulmit kimik në Siri: të ndalet tragjedia


I vendosur dhe i ashpër dënimi i Papës Françesku për ngjarjet e djeshme në Siri. Vetë Ati i Shenjtë, gjatë audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, nënvizoi se është çmeritur nga përdorimi i armëve kimike në provincën e Idlibit. E quajti masakrën “të papranueshme”, pasi janë vrarë “dhjetra njerëz të pafajshëm, ndër të cilët shumë fëmijë”. Bilanci i viktimave në Khan Sheikhun flet për më se 70 vetë:

“Lutem për viktimat dhe për familjarët e tyre dhe i bëj thirrje ndërgjegjes së përgjegjësve politikë, në nivelin lokal e ndërkombëtar, që të ndalet kjo tragjedi e të lehtësohet ajo popullsi e dashur, prej shumë kohe e rraskapitur nga lufta. Gjithashtu, inkurajoj përpjekjet e atyre që, pavarësisht nga pasiguria dhe problemet, impenjohen për të ndihmuar banorët e atij rajoni”.








All the contents on this site are copyrighted ©.