2017-04-05 12:09:00

Atentati në Shën Peterburg: Papa, pranë familjarëve të viktimave


Në audiencën e sotme të përgjithshme në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u shprehu afërsinë e tij familjarëve të viktimave të atentatit të së shtunës së kaluar, në Shën Shën Peterburg, që shkaktoi vdekjen e 14 personave:

“Mendimi im shkon në këtë çast edhe tek atentati i së shtunës së kaluar në metropolitanën e  Shën Peterburgut, që shkaktoi viktima dhe shqetësim të thellë në gjirin e popullsisë. Ndërsa ia besoj mëshirës së Zotit ata, që u shuan tragjikisht, u shpreh afërsinë time shpirtërore familjarëve dhe të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të kësaj ngjarjeje dramatike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.