2017-04-04 18:56:00

Papa priti në audiencë Princin e Wells, Karlin, me Dukeshën e Cornwall, Kamilën


Sot pasdite Papa priti në audiencë, në studion, pranë Sallës së Palit VI, në Vatikan, Princin e Well-it, Karlin dhe Dukeshën e Cornwall, Kamila, prej disa ditësh, për vizitë në Itali. Takimi zgjati 27 minuta.-

“Lindja e Mesme dhe beteja për mbrojtjen e gjithësisë”, argumente, që i kanë për zemër si Papa, ashtu edhe Princi Karl, ishin në qendër të takimit. Por nuk mungoi as vëmendja për të varfërit,  mbrojtja e të cilëve gjithashtu  u intereson shumë të dyja palëve. Kujtojmë se Karli shquhet për vepra bamirësie ndaj të varfërve, pa bërë asnjë dallim fetar. Është më zemërhapur se e ëma, Mretëresha, që ka një fe thellë protestante biblike. Në vitin 1994, Princi Karl pati thënë se, kur të kurorëzohej mbret, do të dëshironte ta mbronte fenë në përgjithësi, e jo një fe të veçantë, shprehje kjo, që pati ngjallur shumë debate në Britaninë e Madhe.

Ishte vizita e katërt e Princit Karl në Vatikan. E para qe ajo e vitit 1985, me bashkëshorten e tij, Diana, kur e priti Papa Wojtyla; herën e dytë erdhi në Romë, për të marrë pjesë në salikimet e Gjon Palit II. Vizitën e tretë e bëri tetë vjet më parë, kur u takua me Papën Benedikti XVI.








All the contents on this site are copyrighted ©.