Thirrje e Papës me rastin e Ditës botërore kundër minave njerivrasëse. Françesku shkroi një tweet, për të kujtuar tmerrin e kësaj plage botërore.
Ta përtërijmë, ju lutem, angazhimin për një botë pa mina njerivrasëse: kështu shkroi sot Françesku i cili, përmes një tweeti, kujtoi një tragjedi, që u shkakton vuajtje shumë vende të botës.
Tweet-i i Papës thekson tmerrin e kësaj plage botërore që, çdo vit, shton numrin e viktimave. Janë, ndoshta, më se pesë milionë, këto mjete të tmerrshme luftarake, të mbjella në troje të ndryshme të botës. Farë të kobshme, që mbeten nën tokë, ku rrisin bimën e vdekjes. E vrasin edhe shumë kohë pas mbarimit të konfliktit, sepse mbeten gjatë të fshehura. Llogaritet që çdo vit, të paktën 20 mijë vetë gjymtohen nga ‘takimi i padëshiruar” me këto mjete vrasëse.
Vendi më i dëmtuar mbetet Afganistani, pasuar nga Kolumbia, Angola, Birmania, Pakistani. Në Evropë, vendi më i rrezikuar prej tyre, është akoma Bosnja.
All the contents on this site are copyrighted ©. |