Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Siri: tri familje të tjera në ikje, strehohen në Vatikan

Papa me refugjatët nga Lesbo - RV

03/04/2017 16:40

Tri familje të tjera ardhur nga Siria, u strehuan në po aq apartamente, pronë e Vatikanit, të cilat prej më se një viti janë në dispozicion për strehimin e refugjatëve të ikur nga lufta e të ardhur në Itali, falë korridoreve humanitare, krijuar me nxitjen e Bashkësisë së Shën Egjidit, Federatës së Kishave Ungjillore në Itali dhe Tryezës valdeze. Njoftimin e jep një komunikatë e Lëmoshtarisë Apostolike. Para të sapoardhurve, familje të tjera qenë strehuar në po këto vende e tani, pasi u ndihmuan të gjejnë mjete të tjera, për të qenë të pavarura, u larguan nga këto apartamente. Miqtë e rinj janë 13 vetë: dy familje të krishtera dhe një, myslimane.

Dy nga familjet, që në Siri pësuan diskriminime të rënda, vetëm pse ishin katolike, arritën në Itali në muajin mars. Familja e parë përbëhet nga nëna me dy fëmijë adoleshentë, gjyshja, halla dhe një grua tjetër siriane, që jeton me to. Familja e dytë është një çift i ri, me një vajzë dy muajshe, me emrin Stella, që u lindi pikërisht në këtë apartament, pak pas arritjes. Nëna e re gjeti, më në fund paqen e qetësinë aq të dëshiruar, pasi qe rrëmbyer për disa muaj nga Isis. Familja e tretë, ardhur në Itali në shkurt 2006,  përbëhet nga katër vetë: prindërit e dy fëmijë, njëri i sëmurë. Fëmijët vijojnë rregullisht shkollën fillore, ndërsa e ëma, kursin për ndërmjetësues kulturor dhe tashmë po bën praktikën për fillimin e punës.  

Eshtë përgjigjja konkrete, e cila i jepet thirrjes së Papës, bërë më 6 shtator 2015, për të strehuar nga një familje në çdo famulli, bashkësi fetare, manastir e shenjtërore. Deri tani, përmes korridoreve humanitare, u mikpritën në Romë 70 vatra familjare, me 145 vetë. Përveç strehës e mikpritjes, familjet siriane ndihmohen edhe për integrimin e  tyre të plotë në shoqërinë e re.

Selia e Shenjtë, përfundon komunikata, mbështet ekonomikisht edhe 21 refugjatët, ardhur me Papën Françesku nga Lesbo, në prillin e vitit të kaluar e strehuar në disa shtëpi private e rregulltare.  

03/04/2017 16:40