Tekstet e meditimeve për stacionet e “Udhës ë Kryqit” të së Premtes së Madhe, në Koloseum, sivjet, me dëshirën e Papës Françesku, do të përgatiten nga profesoresha Anne-Marie Pellettier, fituese e Çmimit Ratzinger 2014.
E lindur në Paris, 71 vjet më parë, profesoresha Pelletier është studiuese e shquar e hermeneutikës dhe ekzegjezës biblike. Ndërmjet studimeve të saj, kujtojmë atë mbi rolin e gruas në krishterim e në Kishë, mbi marrëdhëniet e Judaizmit me Krishterimin dhe mbi botën murgare. Në vitin 2001 mori pjesë, si dëgjuese, në Sinodin e ipeshkvijve.
All the contents on this site are copyrighted ©. |