2017-03-31 13:47:00

Papa të diel do të jetë ndërmjet të dëmtuarve nga tërmeti, në Carpi


Papa Françesku do të jetë ndërmjet të dëmtuarve nga tërmeti, në Carpi, ku do të arrijë të diel, rreth orës 09.00, për të nisur një ditë të ngarkuar me një mori veprimtarish. Pëveç çasteve kryesore, Meshës dhe lutjes së Engjëllit të Tënzot, me bekimin e gurëve të parë të tri ndërtesave të reja të Dioqezës së Carpi-t, Ati i Shenjtë do të takohet edhe me priftërinjtë dioqezanë, rregulltarët, rregulltaret e seminaristët, në Kapelën e Seminarit dhe do të ndalohet në Katedralen e rihapur të dielën e kaluar, pas meremetimit të dëmeve, shkaktuar nga tërmeti. Do të takohet, pastaj, me familjarët e viktimave të tërmetit, ndërmjet të cilëve, edhe disa myslimanë. Është vizitë thellësisht baritore, takim i bariut me një pjesë të grigjës, të tronditur thellë nga ngjarje tragjike.  

Tashmë po i jepet dora e fundit përgatitjeve, në një qytezë, si Carpi, me 70 mijë banorë, që përgatitet të presë 60 mijë mysafirë. 3.660, njerëzit me aftësi të kufizuara që do të takohen me Papën, në Meshën, në Sheshin e Martirëve; 300, të akredituarit e shtypit, gazetarët e fotografët; 500, meshtarët e pranishëm. E tashmë mobilizimi, si i mbrojtjes civile, ashtu edhe i vullnetariatit, ka arritur kulmin!

Françesku shkon në dioqezën e Carpi-t, në  Emilia Romagna të takojë një Kishë, që po bën udhën kuptimplote të fesë e jeton në një çast shprese, pas pasojave të tërmetit të 2012-tës. E gjithë bashkësia e krishterë e civile, pas rihapjes së Kishës së vet Katedrale, do të mblidhet me ngrohtësi e dashuri rreth personit të Atit të Shenjtë, që të dëgjojë nga goja e tij fjalë inkurajimi, për të vijuar, me fe e shpresë, ecjen në udhën e përvijuar prej tij e për ta përforcuar gjithnjë më shumë në Krishtin edhe Kishën e Carpi-t”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.