Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: Më 8 prill në Shën Marinë e Madhe për vigjiljen e Ditës së Rinisë

Papa Françesku me te rinjte ne Krakov, korrik 2016 - RV

30/03/2017 14:55

Papa Françesku, më 8 prill të ardhshëm, do të marrë pjesë në mbrëmjen e lutjes së takimit rinor të dioqezës së Romës. Kjo mbrëmje e lutjes organizohet nga shërbimi baritor rinor i dioqezës së Romës, natën e Dielës së Larit, ditë kur, në të gjitha Dioqezat e mbarë botës, kremtohet Dita e Rinisë, e cila ka arritur në edicionin e 32-të, e kujtojmë se takimi parë u mbajt në mars të vitit 1985, sipas idesë dhe dëshirës së Papës Shën Gjon Pali II. Tema e takimit të rinisë 2017 që mbahet në nivelin dioqezan kudo në botë, marrë nga Ungjilli i Lukës, është “Punë të mëdha ka bërë për mua i Gjithëpushtetshmi” (Lk 1,49)

“Në Romë, sivjet, Dita e Rinisë – saktëson njoftimi i Shërbimit dioqezan – do të ketë një karakteristikë të veçantë: me atë rast do të shpallet nisja zyrtare e udhës parapërgatitore për mbarë Kishën, për kremtimin e Sinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve të vitit 2018, që do të ketë si temë pikërisht të rinjtë, shqyrtimin dhe shoqërimin vokacional.

Është pra dëshira e Kishës për t’i shoqëruar e për të bërë që të rinjtë të jenë protagonistë të kësaj udhe si e të Sinodit të ardhshëm, me praninë e tyre dhe me lutjen e tyre. Në ditët para Dielës së Larit në Romë do të jenë 350 të rinj, përfaqësues të të gjitha Konferencave Ipeshkëvnore Katolike të botës. Ata do të krijojnë një Forum ndërkombëtar që do të nisë përshkimin e udhës drejt Sinodit, që do të mbahet në tetor të vitit të ardhshëm”.

E pastaj, pohon njoftimi i Shërbimit dioqezan të Romës, “gjatë këtij Forumi do të mbahet takimi i së Shtunës së 8 PRILLIT nga ora 17.00 deri në 19.30 me Kremtimin Marjan, kryesuar nga Papa Françesku, ku janë të thirrur të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e rajonit të Lazio-s, natyrisht duke përfshirë edhe të rinjtë romakë. Do të jetë një eksperiencë e bukur e bashkimit dhe lutjes që do të na ndihmojë të bëjmë që edhe Kisha e Romës të hyjë në udhën sinodale. Të gjithë të rinjtë, grupet e shoqatat laike janë të ftuara t’i bashkohen këtij momenti urate ku do të jetë i pranishëm Ati i Shenjtë Françesku. Përgjimi marjan do të mbahet pranë Bazilikës së Shën Marisë së Madhe në Romë.

30/03/2017 14:55