Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

E Diela e Larit: degë ullinjsh nga Sardenja - në Vatikan

E Diela e Larit në Sheshin e Shën Pjetrit - OSS_ROM

27/03/2017 00:00

Nga ishulli i Sardenjës, në Sheshin e Shën Pjetrit: për besimtarët, që do të marrin pjesë në Meshën, kryesuar nga Papa. E pikërisht nga lugina Lanaitto di Oliena, në rrafshinën e Alghero dhe nga kopshtet e Villacidrese e Bosa, në kodrinat e Sucis, do të vijnë njëzet kuintalët e rremave të ullinjve sardë që, më 9 prillin e ardhshëm, do t’u dhurohen 120 mijë besimtarëve, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në Meshën e së Dielës së Larit. Homazh, ky, i ofruar nga Shoqata italiane Città dell’ Olio, që  ka aktivizuar për këtë dhuratë Pashkësh, 27 Qytetet e Vajit të Sardenjës. Trojet e shumta të Ishullit, të veshura me ullishta, e konsiderojnë nder të madh të jenë, më 9 prill, protagonistë të një prej çasteve më të shenjta e më prekëse të krishterimit - deklaroi gjatë paraqitjes së kësaj nisme, këshilltari për bujqësinë i Bashkisë rajonale, Pier Luigi Caria – duke theksuar edhe se shpresohet që kjo nismë të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshsëm të sektorit të ullishtarisë sarde dhe të gjitha  prodhimeve agroushqimore, një nga vlerat më të rëndësishme të ishullit.

Rremat e ullinjve do t’i thonë lamtumirë Sardenjës, ngarkuar mbi tragete, ndërmjet së martës e së mërkurës para së Dielës së Larit. Kur të arrijnë në Romë, me ta do të merret menjëherë drejtori i Kopshteve të Vatikanit. E, të dielën, pastaj, do të jenë stolia festës në Sheshin, që do ta shndërrojnë, si për vit, në ullishtë, aq sa të duket si Kopshti e Gjetsemanit, por edhe në duart e besimtarëve. Peizazh jashtëzakonisht emocionant, ku historia biblike flet me gjuhën e përjetshme të blerimit, të pranverave të largta të Tokës Shenjte e të sotme, të Sheshit ku rreh zemra Krishtenimit!    

27/03/2017 00:00