2017-03-25 10:11:00

Papa është në Milano


Papa arriti në Milano për një vizitë baritore. Pak pas orës 08.15 zbriti në Aeroportin e Linates. Në orën 8.30, vizita në lagjen e vështirë të Shtëpive të Bardha, ku Françesku u ndalua me disa familje. Këtu u takua edhe me përfaqësues të familjeve rom, me islamikë e emigrantë, banues në zonë. Pastaj, rreth orës 10.00, dialogu në Katedrale me klerin milanez dhe kremtimi i lutjes së Engjëllit të Tënzot në tremen e Katedrales. Në 11.30,  takimi me të burgosurit e San Vittore, Mesha në parkun e Monza-s, ku priten më se 700 mijë vetë dhe takimi me të rinjtë, në Stadiumin San Siro.








All the contents on this site are copyrighted ©.