2017-03-23 16:19:00

“Luteri, 500 vjet më pas”: reflektim për Reformën protestante


“Luteri, 500 vjet më pas. Reflektim mbi Reformën luterane në kontekstin e saj historiko-kishtar”. Kjo është tema e Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve, organizuar nga Komiteti Papnor i Shkencave Historike, me rastin e 500-vjetorit të Reformës protestante, paraqitur sot paradite në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë. Takimi do të fillojë më 29 mars, në Romë. Për të na flet kryetari i Komitetit, atë Bernard Ardura:

Rëndësi ka të shohim nëse nga rishqyrtimi zbulohen keqkuptime. Këtë e kemi përjetuar edhe me Kishat ortodokse. Ka argumente si Doktrina e Shfajësimit, për shembull, që janë bërë objekt marrëveshjeje ndërmjet dy Kishave, sepse kuptuam se me fjalë të ndryshme, themi të njëjtat gjëra. Pastaj, mbeten aspekte të tjera: themelimi i vetë Kishës, roli i shërbimit brenda saj, roli i Trashëgimisë apostolike, vendi i sakramenteve, etj..

Për ta kuptuar këtë reformë, duhet kuptuar periudha historike, në të cilën bën pjesë, apo jo?

Luteri nuk erdhi në mesin e një Kishe, që duhej përmbysur krejtësisht: erdhi në një Kishë, e cila, që në gjysmën e dytë të shekullit XV kishte disa elemente të reformës, sidomos brenda Urdhërave fetare. Pastaj, vijojnë aspekte të tjera, që kanë të bëjnë edhe me ekonominë: për shembull, shekullarizimi, pra vënia në dispozicion të shoqërisë, i të gjitha pasurive kishtare. Domethënë, nuk janë vetëm çështjet teologjike, që mund ta shpjegojnë fillimin e Reformës luterane. Duhet kuptuar se kjo Kishë, gjithnjë në reformim, kishte hyrë në një proces reforme. Me Kishat protestante kemi të përbashkët fenë në Krishtin dhe, së paku, Sakramentin e Pagëzimit. Por, është e qartë se 500 vjet largimi nuk mund të zhduken me një të rënë.








All the contents on this site are copyrighted ©.