2017-03-23 13:39:00

De Gasperi: Papa Françesku ndihmon Evropën për të gjetur shpresën e përbashkët


Pritje e madhe për takimin, nesër në mbrëmje në Vatikan, ndërmjet Papës Françeskut e krerëve të Shteteve e të qeverive të Bashkimit Evropian, ardhur në Itali për kremtimin e 60-të vjetorit të “Traktateve të Romës”. Mbi rëndësinë e këtij përvjetori e rolin e Papës për Evropën, të dëgjojmë bijën e presidentet e nderit të Fondacionit Alcide De Gasperit, Maria Romana De Gasperi

Shpresa është që edhe të rinjtë t’i dëgjojnë fjalët e këtyre liderëve që mblidhen këtu në Itali, të gjithë së bashku, jo vetëm për të përkujtuar por sidomos për të bërë projekte për këtë Evropë që në këtë moment ecën shumë ngadalë e do të thosha me pak shpresë. Prandaj rëndësia e këtij takimi do të ishte krijimi i një frymëmarrje të re, i një të ardhme të re, një të ardhme të rëndësishme, një të ardhme serioze, një të ardhme pozitive, jo vetëm me fjalë!

Babai juaj, Alice De Gasperi së bashku me Schuman e Adenauer, ka ndërtuar themelet e Evropës pas tragjedisë së Luftës së Dytë botërore. Tri personalitete të ndryshme, shprehje e kulturave dhe kombeve të ndryshme që gjetën udhën e marrëveshjes, udhën e përkimit për të mirën e popujve evropian. Cili është mësimi që vjen nga këta tre liderë evropianë?

Asokohe dilej prej një shkatërrimi absolut të të gjitha vende tona e ndoshta kjo i nxiti t’i shikonin rrënojat e të thoshin: kështu nuk mund të shkojmë përpara. Takimi i këtyre tre njerëzve u mbështet posaçërisht nga feja e tyre e krishterë. Ishin tre të krishterë me të cilët Provania e Zotit, unë e imagjinoj kështu, është shërbyer në atë moment.

Duke marrë Çmimin Karli Madh, Papa Françesku pati thënë se ëndërronte, duke i drejtuar thirrjen Evropës, se “ëndërronte” një humanizëm të ri evropian. Ja, Evropa duket se nuk ëndërron më. Papa e përdori shumë herë fjalën ëndërr në atë fjalim...si mund të rifillosh të ëndërrosh, ju kujtuat posaçërisht të rinjtë?

Unë shoh se të rinjtë sot mjerisht nuk janë shumë të tërhequr nga politika, sepse nuk jemi të aftë t’u japim atyre një siguri, posaçërisht një shpresë do të thosha, për këtë Bashkim Evropian. Ajo që ishte dëshira fillestare e tre njerëzve evropianë, ishte të vënin në jetë, së bashku, edhe një politikë evropiane, jo vetëm çështjen ekonomike. E tek kjo pikë nuk kemi arritur akoma.

Papa Françesku do t’i takojë liderët e Bashkimit Evropian dhe krerët e Shteteve e të qeverive. Çfarë kontributi mund t’i japë ky Papë jo evropian  parasë gjithash liderishipit politik evropian?

Mendoj se është qetësinë e fesë së tij. Mund të ndihmojë shumë njerëz për të kuptuar se nuk është e mjaftueshme të hedhësh në letër ligje ekonomike për të qenë të bashkuar, aq më pak për t’u dashur e respektuar mirë njëri me tjetrin: mendoj se për të realizuar unitetin politik, në bazën e ligjeve, duhet të jetë dashuria për njëri tjetrin, dashuria e kulturës së një vendi me tjetrin.

Në një farë mënyre, Papa Françesku i kërkon Evropës të mos e humbë shpirtin e përbashkët në momentin kur e ka tregun e përbashkët, e të mos mbështetët gjithçka vetëm në dinamikat ekonomike...

Sigurisht. Dinamikat ekonomike nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar unitetin, janë kompromise që mund të jenë pozitive por nuk janë të mjaftueshme për një bashkim të vërtetë. Ne duhet t’i kemi shpresat e përbashkëta, udhën e përbashkët, shpresën e përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.