2017-03-20 14:29:00

Papa ua kushtoi Meshën e sotme studenteve të Erasmus, vdekur në Spanjë


Meshën e sotme Papa Françesku ua kushtoi 13 studenteve, që një vit më parë humbën jetën gjatë aksidentit rrugor, në Katalonjë të Spanjës, ndërsa merrnin pjesë në programin e studimeve Erasmus. Njoftimin e jep gazeta vatikanase L’Osservatore Romano, në të cilën nënvizohet se ishte vetë Françesku, që shprehu dëshirën për t’ua kushtuar këtë kremtim eukaristik, në të cilin morën pjesë edhe familjarët e shtatë vajzave italiane, vdekur gjatë përplasjes tragjike të autobusit, me të cilin udhëtonin.  








All the contents on this site are copyrighted ©.