Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku priti në audiencë ipeshkvijtë e El Salvador

Papa Françesku priti në audiencë ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkëvnore të El Salvador, me rastin e vizitës së tyre “ad Limina” - EPA

20/03/2017 14:33

Papa Françesku sot paradite priti në audiencë ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkëvnore të El Salvador, me rastin e vizitës së tyre “ad Limina” ( është fjala për takimin a vizitën tradicionale që zakonisht çdo pesë vjet prelatët e një vendi a të rajoni kishtar kanë me Papën dhe dikasteret e Kishës romake në Vatikan për një shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e Kishës së tyre vendore). Nesër paradite ipeshkvijtë e El Salvador-it do të marrim pjesë në Meshës e Papës në kapelën e shën Martës.

Ndër temat që ipeshkvijtë biseduan me Papën Françesku, është kanonizimit i imzot Oscar Arnulfo Romero, vra nga skuadriljet e vdekjes më 24 mars 1980, ndërsa kremtonte Meshën në kapelën e spitalit. Më 15 gushtin e ardhshëm bie një qind vjetori i lindjes së imzot Romero-s, e besimtarët e El Salvador-it shpresojnë që kanonizimi të realizohet brenda këtij viti.

20/03/2017 14:33