Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: murgeshat presin priftin për lutjen, vjen Françesku

Takim i Papes me murgeshat - RV

20/03/2017 13:42

Motrat e një kuvendi të Romës prisnin një meshtar për ushtrimet shpirtërore, kur, papritmas, u trokiti në portë vetë Papa.  Kjo ndodhi pak ditë më parë, pasditen e 14 marsit, por u bë e njohur sot nga disa rregulltare të pranishme në këtë takim. Papa arriti papritur në shtëpinë e përgjithshme të Motrave të Dashurisë së Krishterë të Shën Giovanna Antida Thouret, në Romë.

“Të martën, më 14 mars, pasdite, patëm kënaqësinë të presim mes nesh Papën Françesku. Me të u lutëm e dialoguam. E lavdërojmë Zotin dhe e falënderojmë për këtë hir të jashtëzakonshëm, që e dikoi mbi gjithë Kongregatën tonë” – kështu e përshkruajnë motrat ngjarjen e madhe.

Takimi - gjithnjë sipas rregulltareve - zgjati disa orë e Papa, që kishte ardhur vetëm me shoferin e tij e me meshtarin, i cili do t’ua kishte predikuar murgeshave ushtrimet shpirtërore për Kreshëm, u ndalua e bisedoi me rregulltaret për problemet e tyre, për jetën e tyre.

I madh, entuziazmi i Motrave të Dashurisë, të cilat botuan në kanalin e tyre të internetit edhe fotot e kësaj ngarjeje të paharrueshme.

Motrat e Dashurisë, që kanë si karizëm t’i ndihmojnë të varfërit e janë të pranishme në shumë vende të botës, e pritën Papën në Shtëpinë e tyre të përgjithshme, në Rrugën Shën Maria në Cosmedin, zona e Circo Massimo.    

20/03/2017 13:42