2017-03-19 12:30:00

Papa Françesku tha Lutjen e Engjëllit të Tënzot


Papa Françesku tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, së bashku me besimtarët e ardhur nga e gjithë bota në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Pikërisht si sot, katër vjet më parë, Ati i Shenjtë Bergoglio filloi papninë e tij, në ditën e emrit të paraardhësit, Papës së Nderit, Joseph Ratzinger.

Ungjilli i sotëm nga Gjoni 4,5-42 flet për takimin ndërmjet Jezu Krishtit dhe samaritanes, e cila ia shoi etjen, pavarësisht se krejtwsisht e habitur kur judeu iu drejtua asaj, që konsiderohej ndër të fundmit e shoqërisë. Në këtë pjesë, ndeshemi me dhuratën e “Ujit të gjallë”, me kultin e vërtetë të Zotit dhe me misionin e krishterë. Jezusi i kërkoi samaritanes ujë për të pirë, që t’i bëjë asaj dhuratën e fesë. E samaritania e kuptoi mirë e i tha fjalët, që përbëjnë përgjigjen e çdo besimtari ndaj etjes së Jezusit për shpirtin tonë: “Zotëri, më jep ashtu uji që të mos etem më e të mos më duhet të vij këtu të mbush”. E Jezu Krishti: “Po vjen koha ‑ e tani është!‑ kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin në shpirt e në të vërtetë, sepse Ati kërkon tamam adhurues të tillë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.