2017-03-18 00:00:00

Shenjtorët e javës 19 – 26 mars


E diel më 19 mars, Kisha katolike kremtojë të Dielën III të Krezhmëve, gjithnjë më 19 mars kalendari kujton edhe shën Gjonin, abat.

Të hënën më 20 mars, kalendari kishtar kremton festën e Shën Jozefit, fatit të Virgjërës Mari, pajtorit të Kishës Universale. Po më 20 mars përkujtohet edhe shën Gjoni Nepomuçeno, meshtar e martir

Të martën më 21 mars, kalendari kishtar përkujton shën Nikollin Flye, pajtor qiellor i Zvicrës.

Të mërkurën më 22 mars, kalendari kishtar përkujton shën Lea-n, vejush romake, shën Palin, ipeshkëv i Narbonne-s.

Të enjten më 23 mars, kalendari kishtar përkujton shën Turibio-n nga Mogrovejo, ipeshkëv i Limës.

Të premten më 24 mars, kalenadri kishtar përkujton shën Katerinën e Suedisës, virgjër, bijë e shën Brigjidës.

Të shtunën më 25 mars, Kisha kremton festën e Lajmërimit të Zotit. Po më 25 mars, kalendari përkujton edhe shën Kuirinin, marti e shën Luçinë Filipini, virgjër e themeluese e Mësueseve të Përshpirtshme Filipini.

Të dielën e ardhshme më 26 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën IV të Krezhmëve, gjithnjë më 26 mars kalendari përkujton shën Kastulo-n, martir.








All the contents on this site are copyrighted ©.