Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Tension SHBA-Pyongyang. Kisha koreane lutet për paqe

Katedralja Myeongdong në Seul - RV

17/03/2017 17:54

Tensionohet më tej situata në gadishullin korean. Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson, në një Konferencë shtypi në Seul, pohoi se mundësia për ndërhyrje ushtarake kundër Koresë së Veriut është në studim e sipër, nëse presidenti Kim Jong-un do të vijojë të flasë me gjuhën e kërcënimeve bërthamore. Në këto rrethana të shqeta, nesër Dioqeza e Pyongyang do të kremtojë 90-vjtetorin e themelimit, me një Meshë në katedralen  Myeongdong, në Seul.  Kremtimi, kushtuar të gjithë katolikëve të Koresë, do të kryesohet nga kardinali Andrew Yeom Soo-jung, administrator apostolik i Pyongyang.  

17/03/2017 17:54