Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Parolin gazetarëve: informacioni të jetë i vërtetë, të bashkojë e të mos ndajë

Kardinali Parolin takohet me presidentin libanez Aoun - AP

17/03/2017 16:55

“Ju uroi të transmetoni gjithnjë informacion të vërtetë, pa manipulime të lloj-llojshme, duke promovuar çka bashkon, më shumë se çka ndan”. Me këto fjalë sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, iu drejtua mbrëmë Këshillit Kombëtar të Shoqatës së Gazetarëve, me rastin e përurimit të selisë së tij të re në Romë.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit nënvizoi rrezikun që lajmet të përdoren si mjet për të përmbushur qëllimet e sistemit tinzar të pushtetit si dhe problemin e sensacionalizmit dhe të transmetimit të rrufeshëm e me çdo kusht, që nganjëherë çon në përgojime e shpesh i katandis lajmet më të mira, në diçka që nuk mund të quhet lajm”. Kardinali ftoi të ndërtohen ura  dialogu, për të dhënë ndihmesën që të mos përhapet më shumë indiferenca, duke e mënjanuar tundimin e nxitjes së ndeshjes, me një gjuhë që shpreh dhunë e intolerancë”.

Hirësia e tij u ndalua edhe tek situata në Liban. “Libani bëri një hap të rëndësishëm përpara, me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës; aspekti pozitiv është se të krishterët rigjetën unitetin dhe mundësinë për bashkjëtesë paqësore në vendin e tyre. - theksoi - Shpresojmë se kjo mund të sjellë edhe ndonjë lëvizje tjetër në skenën rajonale”. Kështu u shpreh sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, gjatë vizitës së presidentit të Libanit, Michel Aoun, sot paradite, në Vatikan, në përfundim të bekimit të lokaleve të selisë së re të Urdhërit kombëtar të gazetarëve. Kardinali Parolin ceku edhe situatën e refugjatëve sirianë, temë rreth së cilës, ndërmjet tjerash, diskutoi sot paradite me Aoun: “Folëm për Sirinë - bëri të ditur - duke uruar që refugjatët të rikthehen në vend”.

17/03/2017 16:55