2017-03-17 14:50:00

Kardinali Parolin: në Liban të krishterët rigjejnë unitetin


“Libani bëri një hap të rëndësishëm përpara, me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës; aspekti pozitiv është se të krishterët rigjetën unitetin dhe mundësinë për bashkjëtesë paqësore në vendin e tyre. Shpresojmë se kjo mund të sjellë edhe ndonjë lëvizje tjetër në skenën rajonale”. Kështu u shpreh sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, gjatë vizitës së presidentit të Libanit, Michel Aoun, sot paradite, në Vatikan, në përfundim të bekimit të lokaleve të selisë së re të Urdhërit kombëtar të gazetarëve. Kardinali Parolin ceku edhe situatën e refugjatëve sirianë, temë rreth së cilës, ndërmjet tjerash, diskutoi sot paradite me Aoun: “Folëm për Sirinë - bëri të ditur - duke uruar që refugjatët të rikthehen në vend”.








All the contents on this site are copyrighted ©.