2017-03-15 11:44:00

Françesku: është mëkat i rëndë t’i lësh njerëzit pa punë


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa kujtoi posaçërisht punëtorët e “Sky Italia” dhe uroi që problemet e punës së tyre të zgjidhen sa më shpejt, duke respektuar të drejtën e të gjithëve, posaçërisht të familjeve. Më pas shtoi:

“Puna të jep dinjitet, e drejtuesit e popujve, krerët, e kanë për detyrë të bëjnë gjithçka është e mundur që çdo burrë e çdo grua të mund të punojë e kështu ta ketë ballin lart, t’i shikojë në sy të tjerët, me dinjitet. Ai, që për manovrime ekonomike, për të bërë bisedime jo aq të qarta, mbyll fabrikat, mbyll sipërmarrjet ku punohet e i lë njerëzit pa punë, ai njeri bën mëkat tepër të rëndë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.