2017-03-13 16:15:00

Imzot Frendo: Papa Françesku e Kisha sipas Ungjillit.


Katër vjet me Papën Françesku: Kisha e mëshirës dhe e dyerve të hapura. Më 13 mars, katër vjet më parë zgjidhej në Katedrën e Shën Pjetrit, kardinali Jorge Mario Bergolio. Fillonte kështu, papnia e Papës Françesku, Pasardhësi i 265-të i Pjetrit, një muaj pas tërheqjes historike të Benediktit XVI nga shërbimi pjetrin.

Nga mëshira, hapja e dyerve të Kishës, te përqafimi i njerëzve të harruar e të braktisur të periferive të botës, nga reforma e Kuries romake, te dialogu i Kishës me komunitetet tjera fetare, nga revolucioni i përzemërsisë ungjillore, te paqja e afërsia me çdo njeri, bashkësi e vend të botës.

Viti i fundit i papnisë së Atit të Shenjtë Bergoglio është i Vitit Jubilar të Mëshirës, i nxitjes apostolike Amoris laetitia, i shenjtërimit të Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiu, i vizitës në Lesbo e Lund, viti i vazhdimit të reformës së Kuries Romake e shumë ngjarjeve tjera si udhëtimet apostolike etj.

Me kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo-n, përshkojmë elementet që karakterizojnë papninë e Atit të Shenjtë Françesku, çfarë ka bërë, si e ka revolucionarizuar Kishën. E pastaj flasim edhe për Papën Françesku e Kishën ndër shqiptarë, e gjesti i fundit është emërimi, më 9 marsin e kaluar, i Nuncin të ri Apostolik në Tiranë, në personin e kryeipeshkvit imzot  Charles John Brown, po ta dëgjojmë bisedën me imzot Gjergj Frendo....








All the contents on this site are copyrighted ©.