2017-03-12 19:00:00

Papa Françesku vizitoi famullinë e Shën Madalenës së Kanosës


Pasdite, në orën 15.30, Papa Françesku u nis nga Shtëpia e Shën Martës për të shkuar në famullinë e Shën Madalenës së Kanosës, në zonën Ottavia të Romës. Famullia u është besuar kanosianëve, bijve të bamirësisë dhe është vizituar edhe nga shën Gjon Pali II më 21 prill 1996.

         Fillimisht, Papa u takua me fëmijët e të rinjtë në kampin sportiv të kishës. Më pas, në teatrin e famullisë, përshëndeti prindërit e të pagëzuarve gjatë vitit 2016, ndërsa në sallon, foli me të moshuarit e me të sëmurët. Më pas, takimi me bashkëpunëtorët e baritorisë. Ati i Shenjtë rrëfeu disa pendestarë e pastaj, në orën 18.00, kremtoi meshën me gjithë besimtarët. Në përfundim të meshës, u kthye në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.