Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Dita Evropiane e Kujtesës për viktimat e terrorizmit: 13-vjetori i atentateve të Madridit

Qirinj në përkujtim të viktimave - RV

12/03/2017 09:00

Dje, u përkujtua 13-vjetori i atentateve të Madridit, në Spanjë. Si dje, më 11 mars 2004, tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, dhjetë çanta shpine mbushur me eksplozivë shpërthyen në katër trena rajonalë të Madridit, në katër stacione të ndryshme. Shpërthimet ndodhën në pikun e lëvizjes së njerëzve. Të gjithë e kujtojnë stacionin e Atoçës, në të cilin shpërthyen 3 bomba, pastaj El Pocon, ku shpërthyen 2 bomba, Shën Evgjeninë, me 1 bombë dhe trenin e katërt mbi binarët, që çojnë drejt Atoçës, ku shpërthyen katër bomba të tjera. Forcat e policisë gjetën edhe dy çanta të tjera të pashpërthyera akoma. Një çantë e fundit, ku u gjetën 500 gramë eksploziv, një mitraloz, një detonator i bazuar në lidhjen me një celular, i drejtoi forcat e policisë, menjëherë më 13 mars, drejt arrestimeve të para. Pas hetimeve e procesit, nuk pati më dyshim se organizatorët dhe ekzekutuesit e atentateve ishin xhihadistë islamikë. Atentatet shkaktuan 191 viktima dhe 2.057 të plagosur. Kjo datë u caktua si Ditë Evropiane e Kujtesës për viktimat e terrorizmit.

12/03/2017 09:00