2017-03-11 00:00:00

Shenjtorët e javës 12 -19 mars


E diel 12 mars, Kisha kremton të Dielën II të Krezhmëve, e gjithnjë më 12 mars kalendari kishtar kujton shën Maksimilianin, martir e shën Inoçencin I, papë. Liturgjia e kësaj së diele flet mbi Shndërrimin e Jezusit mbi një mal të lartë. Këtu Jezusi dëfton paraprakisht lavdinë e vet, për t’i ftuar dishepujt ta pranojnë shkandullin e kryqit. Me liturgjinë e kësaj së diele Kisha pohon se: “Vetëm përmes mundimeve mund të mbërrijmë në triumfin e ringjalljes”.

Të hënën më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinën, martire e shën Leonardin, ipeshkëv i Siviljes.

Të hënën më 13 mars, bie 4-të vjetori i Zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij Papës Françesku

Të martën më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matildën, mbretëreshë; shën Paolninën; të lumin Plaçido Rikardin, murg i komunitetit të shën Palit jashtë mureve të Romës.

Të mërkurën më 15 mars, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë, papë; shën Luizën de Marillac, bashkëthemeluese të Bijave të Dashurisë e shën Klementin Hofbauer, meshtar redemtorist.

Të enjten më 16 mars, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin e Tazianin, martirë të Akuilesë

Të premten më 17 mars, kalendari kishtar përkujton shën Patrikun, ipeshkëv e apostull i Irlandës; shën Gjonin Sarkander, meshtar e martir.

Të shtunën më 18 mars, kalendari kishtar përkujton shën Cirilit, ipeshkëv i Jerusalemit e doktor i Kishës; shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës.

Të dielën e ardhshme më 19 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën III të Krezhmëve, gjithnjë më 19 mars kalendari kujton edhe shën Gjonin, abat.








All the contents on this site are copyrighted ©.