Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Bota ime e vogël niset kah Kalvari.

Kalvari - RV

11/03/2017 15:32

Më pëlqen të bredh me kufie në veshë,

përhumbur në shtjella tingujsh,

se s’dua ta dëgjoj

vajin e rrugës,

veç larg e larg si jehonë.

Më pëlqen të rri i mbyllur,

në botën time të vogël.

Se bota e madhe më pëlcet në krye

e ngrihet në shp’lakat e mia prej akulli,

në duart e mia shuhet.

S’e dua aspak

britmën e dhimbjes së tjetrit.

Më pëlqen ta shikoj historinë

prej vrimës së çelësit,

e nga dritarja dua

të gjykoj edhe të dënoj!

Por  arrin Ti, e unë e ndjej

ndër gishta fillin e jetës.

E bota ime e vogël krejt përmbyset,

e niset kah Kalvari.

Ti më thërret të dal nga çadra,

të marr kryqin

e të nisem pas Teje!

Përdore më merr për të mbjellë

pemët e premtimeve tua,

Më nxit dorën t’ia jap,

vëllaut tim me njëmijë  fytyra

me njëmijë emra,

der’ dje krejtësisht i huaj…

Vihem për udhë pas teje

si dritë nëpër agime

pa kufje në veshë,

në karvanin e bijve të Abramit:

simbol mijëravjeçar i besës sate,

bekimit tënd e shpresës sonë

që në sy na vezullon

e nuk njeh kurrë  perëndim!

11/03/2017 15:32