2017-03-10 16:36:00

Papa Françesku në Kolumbi nga 6 deri më 11 shtator


Duke pranuar ftesën e Presidentit të Republikës dhe të Ipeshkvijve kolumbianë, Papa Françesku do të shtegtojë në Kolumbi nga 6 deri më 11 shtator 2017. Do të vizitojë qytetin e Bogotasë, Villavicencio, Medellín e Cartagena. Njoftimin e jep zëvendës-drejtorja e Sallës vatikanase të Shtypit, Paloma Garcia Ovejero. Programi i shtegtimit do të botohet së shpejti.








All the contents on this site are copyrighted ©.