2017-03-10 12:07:00

Motër Majlinda Topalli: Lutja e krishterë si dëgjim


 

Motër Majlinda Topalli: Lutja e krishterë si dëgjim

Të Mërkurën e Përhimjes e kemi filluar kohën e Kreshmëve, përgatitjen për kremtimin e Ngjalljes së Jezu Krishtit, ditën e Pashkëve. Kjo kohë zgjat 40 ditë. Është kohë e kthimit, e lutjes, e pendesës dhe e veprave të mira, e sidomos e ndihmës ndaj të varfërve.

Kisha na kujton se tërë jeta jonë tokësore është një përgatitje për festën e amshuar në lumturinë qiellore. Prandaj, posaçërisht gjatë Krezhmëve, jeta e besimtarit duhet të jetë një kthimi i vazhdueshëm te Zoti, e edhe një lutje e pareshtur, për të zbuluar praninë e Zotit në jetë dhe dashurinë e Tij të pakufishme ndaj neshKështu, çdo të premte gjatë kësaj kohe liturgjike e shpirtërore të Krezhmëve, Motër Majlinda Topalli, e Kongregatës së Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, së na ofron një reflektim mbi ‘Lutjen e krishterë’....

LUTJA E KRISHTERË

1. Lutja është para së gjithash dëgjim

Ma ka ndodhur shpesh qe njerëzit te me drejtojnë pyetjen; si mund të arrijmë të lutemi vërtetë? Çfarë është lutja?.

Më duket e drejte të filloj më këtë thënie te sh. Agostinit  “ Ti na ke krijuar për Ty dhe zemra jonë nuk është në paqe deri sa të pushoj në ty” ( Refimet I, 1,1) Është një përmbledhje e mirë e lutjes që nga epoka e etërve të Kishës e deri më sot. Në këtë mënyrë mund të themi që lutja shpreh dëshirën e një të “mire” ( bonum ) më të madhe  si “një lartësim i shpirtit drejt Zotit” ose ashtu si thotë sh. Toma i Akuinit “ kërkesë e asaj që është më e mira”. 

 Të gjithë e dimë se njeriu është një qenie fetare në thelbin e tij. Është krijuar kështu, me zemrën e etur për Hyjin dhe  kështu e kërkon Zotin. Atë Zot që e merr gjithmonë iniciativën i pari të na vijë në takim, është Ai që kërkon gjithmonë të hap një dialog me ne.  “Ai që na ka dashur i pari” ( 1 Gjn 4,19).  Dhe kjo është shumë evidente ne Shkrimin shenjtë se Zoti aq shumë e ka dashur njeriun sa që nuk mund të “qëndrojë” pa folur me të, Ai vet i kërkon njeriun. Në librin e Ligjit të përtërirë, përmes Moisiut dëgjojmë: “Shqyrtoji kohët e lashta që qenë para teje, që prej ditës kur Zoti e krijoi njeriun përmbi tokë, shqyrto prej një skaji të rruzullit në tjetrin: A ka ndodhur ndonjë gjë kaq e madhe? A është dëgjuar një gjë e tillë?  A ka ndokund ndonjë popull që e ka dëgjuar Hyjin duke folur prej mesit të zjarrit, siç e dëgjove ti dhe të ketë mbetur gjallë?” ( Lp 4, 32 -33) Ja pra se DEGJIMI  është thirrja që HYji ja drejton njeriut që nga fillimi; “ Dëgjo Izrael; shema Jisra’el” ( krh Lp 6, 4-9)  sepse të jesh i gatshëm për të dëgjuar “ vlen më shumë se sakrifica” na thotë libri i parë i Samuelit   ( 1 Sam 15,22) Është shumë domethënëse që Salomoni i kërkon Zotit “ një zemër të aftë për të dëgjuar – lev shomea’ ” (1 Mbr 3, 9 ). E nuk është rastësi që Pali thotë se “ feja lind nga dëgjimi” – fides ex auditu ( Rom 10,17). E kur të vijë  “Shpirti i së Vërtetës ‑ Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën. Ai s’do të flasë prej vetvetes,

por do të flasë çka të dëgjojë” ( Gjn 16,13) dhe  “O Atë, të falënderoj që më dëgjove” ( Gjn 11,41)

 Por dëgjimi i Fjalës së Zotit përmes Shkrimit Shenjtë, Fjalë e pranuar e medituar në zemër, nuk mund të mos zbulojë në ne një prani, praninë e Zotit të gjallë,  i cili na njeh më  mirë që ne njohim veten  tonë. Kështu pra që Lutja na ndihmon të zbulojmë të vërtetën tonë me të fshehur: Zoti është i pranishëm në ne, jo si fryt i kërkimit apo lodhjes sonë por si një dhuratë e Fjalës së tij , të asaj Fjale që “është bërë njeri dhe erdhi të jetoj mes nesh” ( Gjn 1,14) Në virtyt të kësaj jemi bërë të aftë ta adhurojmë Atin “në shpirt dhe të vërtete” ( Gjn 4,23-24). Ja pse duhet t’ia kërkojmë Zotit këtë dhuratë “ na mëso të lutemi”, duke qene të vetëdijshëm se Zoti nuk realizon dëshirat tona, por premtimet e tija, do të thotë është Zoti i qiellit dhe i tokës, e mbron Kishën e tij, na jep gjithmonë fe, nuk lejo kurrë që kryqi të jetë më i rënd se shpatullat tona. Lutja autentike është të arrijmë të themi së bashku me Jezusin “ Jo atë që dua unë, por ashtu siç do Ti” ( Mt 26,39) Ta lëmë Zotin ta preke zemrën tonë, t’i lejojmë Zotit të veprojë në jetën tonë, sepse Ai është Hyji që vepron.

O Zot, e di që je këtu me mua në një skaj të fshehur të zemrës sime dhe se do më takosh pikërisht aty. Ti do më thërrasësh për emër dhe do më thuash një fjale paqe, bëj që ta njoh zërin tënd dhe të njoh për emër.

Kisha na fton këtë kohe që na përgatit drejt Pashkëve, ta jetojmë së bashku me Jezusin në “shkretëtirë” ta dëgjojmë zërin e Tij dhe Ai do na ndihmoj të takojmë historinë e shpëtimit tonë. “ Dëgjo Israel” gjej kohë për Zotin e jetës sate dhe duaje atë me gjithë forcat e tua. 








All the contents on this site are copyrighted ©.