Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Meditimi i gjashtë i Ushtrimeve shpirtërore: ëndrrat e Zotit dhe etja për pushtet

Ushtrimet shpirtërore: meditimi i gjashtë

09/03/2017 14:29

Dje pasdite atë Michelini mbajti meditimin e gjashtë mbi gjykimin e Jezusit dhe gruan e Pilatit (Mt 27-11-26) . Meditimi u shkrua me një çift: bashkëshortët Mariateresa Zattoni e Gilberto Gillini, me të cilët rregulltari  bashkëpunon prej vitesh për predikimin e Ushtrimeve shpirtërore me familjet e për takime të tjera formuese. Me ta ka shkruar edhe një sërë librash.

Në fillim predikatari u ndalua tek zgjedhja e Pilatit ndërmjet Jezusit e Barabait. Për ta konkretizuar ngjarjen ungjillore, kujtoi romanin e William Styron, “Sophie’s Choise”, ku tregohet sesi një nënë e re, detyrohet nga një zyrtar nazist të zgjedhë njërin nga dy bijtë e saj. për ta dënuar me vdekje. Françeskani kujtoi se populli hebraik u akuzua në shekuj nga të krishterët si zotvrasës. Më në fund, kjo akuzë absurde, mori fund në të gjitha nivelet. Por nuk duhet harruar - shtoi – se akuza, sipas Mateut, nuk duhet të ishte bërë kurrë ngaqë, si në rastin e Sophie-s, përgjegjësia për këtë vendim të tmerrshëm bie mbi  atë, që e vuri turmën në provë, duke i kërkuar të zgjedhë ndërmjet Krishtit e Barabait. Pra, mbi Pilatin.

Ndërsa e shoqja e Pilatit përpiqet me çdo kusht, pa ia dalë mbanë, ta ndalojë dorën e të shoqit. Ajo ka parë një ëndërr, që mund të quhet “Ëndrra e Zotit”, sepse lidhet me shpëtimin e birit,i cili në fillim të Ungjillit shpëton pikërisht përmes ëndrrave, nga ata që duan ta vrasin. Por nëse Jozefi e Mbretërit Dijetarë e kuptojnë ç’duhet bërë e, pavarësisht nga vështirësia për ta pranuar kumtin që u jepet, e vënë në jetë, Pilati nuk do ta dëgjojë zërin e gruas, nuk do t’u besojë ëndrrave. Ajo që do, është vetëm ta ruajë e ta forcojë pushtetin! Duke u bërë kështu, zotvrasës!  

 

 

 

 

09/03/2017 14:29