Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Varri i Krishtit: kremtim ekumenik për fundin e restaurimit

Papa në një kremtim ekumenik tek Varri i Krishtit

06/03/2017 13:32

Më 22 mars, në Jeruzalem, një liturgji ekumenike do të shënojë përfundimin e punimeve të restaurimit të Varrit të Shenjtë. Pas 9 muajsh ndërhyrjeje, vendosur së bashku me Kishën Katolike, me atë greko-ortodokse dhe me atë armene, Varri i Krishtit  do të mund të vizitohet pa ura e pa skela. “Gjatë etapave të ndryshme të restaurimit ka pasur çaste historike – tregon për Qendrën e Krishterë të Mediave, koordinatorja shkencore e punimeve të restaurimit, Antonia Mariopoulou.  Së pari, hapja e Varrit të Shenjtë, në tetor. Për herë të parë në 200 vjet dhe për herë të tretë në histori”. “Pamë një shtresë mermeri dhe nën të, një shtresë tjetër me mermer gri, mbuluar me dhe – vijon Antonia Mariopoulou. Me lejen e tre rojtarëve të të tria bashkësive të krishtera, e hoqëm këtë material dhe nxorrëm në pah, pa e zbuluar, një shkëmb të gdhendur, që na bëri të kuptojmë se këtu është varrosur dikush, se këtu u varros Korpi i Krishtit”.

Varri i Shenjtë, monument i gjallë

Koordinatorja shkencore e punimeve e quan Varrin e Shenjtë, monument të gjallë, ku miliona shtegtarë luten pa pushim. Restaurimi, shton ajo, ka qenë “bekim i madh, përgjegjësi e madhe dhe sfidë e madhe”, sidomos kur u është dashur “të zgjidhin problemet e të vigjëlojnë mbi të gjithë njerëzit e përfshirë në të”. “Mundëm të shohim me zemër e me mendje një Varr jashtëzakonisht shprehës…Ndjemë diçka – përfundon Antonia Mariopoulou – e ndjemë shumë mirë kur hapëm Varrin. Ne, profesionistët e pranishëm…të gjithë e ndjemë”.

06/03/2017 13:32