Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Engjëlli i Tënzot: t’u rezistojmë tundimeve si Krishti në shkretëtirë

Lutja e Engjëllit të Tënzot me Papën

05/03/2017 12:30

Papa Françesku kremtoi sot Engjëllin e Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Liturgjia tregon për Jezusin në shkretëtirë, i cili, duke fituar mbi tundimet e djallit, na mëson edhe ne të mos dorëzohemi para joshjes së mëkatit. Fjala e Zotit na ndihmon t'i kuptojmë si tundimet e qoftëlargtit, ashtu edhe mësimet e Krishtit. Djalli e përdor Biblën për ta thyer Jezusin e në fillim, ndokujt mund t’i duket sikur ka të drejtë. Por sa më shumë ngul këmbë me pyetjet e veta, aq më i qartë bëhet edhe synimi satanik, i cili kërkon adhurimin e vetvetes dhe mposhtjen e njeriut. Përgjigjet e Krishtit para provokimeve të djallit kanë shije tjetër, sepse flasin për besimin dhe dashurinë ndaj Atit Qiellor.

Biri i Zotit, tha sot Papa, nuk ka etje për pushtet, as e shet Atin e vet për fitime personale: zemra e Tij rreh për shpëtimin e njerëzimit. Ndërsa Adami dhe Eva ranë në kurthin e tunduesit të madh të të gjitha kohrave, siç na shpjegon Leximi I, tani, Jezusi, që i bindet Atit Qiellor, u dëshmon besimtarëve dinjitetin e birit të Zotit, i cili u jepet nga hiri i Pagëzimit, siç nënvizon Shën Pali në Letrën e tij drejtuar Romakëve.

 Kjo kohë Krezhmësh na dhashtë përvuajtërinë për t’i pranuar mëkatet tona. Shpirti Shenjt, u lut Papa, na priftë drejt Atit Qiellor, i cili deshi ta bëjë të dukshme në Krishtin, Birin e Tij, dashurinë që shëlbon. E siç shkruan shën Augustini: “Të mos ndalemi në faktin se Jezusi u tundua, por se Jezusi u tundua dhe fitoi për ne”.

05/03/2017 12:30