Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa u dhuron meshtarëve librin e RaiEri, kushtuar atë Dri, rrëfyes-mik

Libri i atë Dri "Mos kini frikë të falni" - RV

03/03/2017 12:58

“Mos kini frikë të falni” - titullohet libri i atë Luis Dri, që Papa Françesku ia dhuroi dje famullitarëve të Romës, para se të largohej nga Bazilika e Shën Gjonit në Lateran, ku u mbajt takimi me meshtarët, me 2 mars, në fillim të Kreshmëve. “Jetojmë në kohë të vështira, kohë të luftës botërore  copa-copa. Por lumi i  rrëmbyer i urrejtjes dhe i dhunës, nuk mund të matet me oqeanin e mëshirës, që e përmbyt botën tonë”. Kështu shkruan Papa Françesku në parathënien e librit të Luis Dri, atë rrëfyes në Buenos Ajres dhe mik i ngushtë i Bergoglios, kur ishte kryeipeshkëv në kryeqytetin e Argjentinës.

Vëllimi, i realizuar në bashkëpunim me Andrea Torniellin dhe Alver Metalli-n, u botua prej RaiEri. Nga atë Luis Dri, Papa kujton orët e gjata, të kaluara në rrëfyestore, në Buenos Ajres, gjestin tipik të atë Dri, që ia puthte dorën pendestarit, brerjen e ndërgjegjes, sepse kishte falur në tepri. Përballë të Shenjtnueshmit Sakrament, atë Luis kërkonte falje për vete, pikërisht sepse kishte falur shumë e, ashtu si shën Leopoldi Mandiç,  pendohej para Jezusit sepse, në këtë drejtim, kishte dhënë shembull të keq!  

03/03/2017 12:58