Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Pakistan: gjashtë vjet më parë, vrasja e Shahbaz Bhatti-t

Bashkësia katolike indiane kujton Shahbaz Bhattin - EPA

02/03/2017 14:00

Më 2 marsin e gjashtë vjetëve më parë, Pakistani humbiste ministrin për Pakicat, Shahbaz Batti, vrarë nga ekstremistët islamikë. Njeri me fe të thellë katolike, por edhe politikan me horizont të gjerë, ia kishte kushtuar jetën mbrojtjes së të brishtëve e të mënjanuarve. I la vendit një trashëgimi të rëndësishme në udhën e të drejtave të njeriut, por kishte edhe shumë për të bërë, sidomos, përsa i përket ligjit mbi blasfeminë dhe të drejtat e pakicave. Kohët e fundit, i vëllai, Paul Bhatti, ka shkruar një libër, që vë në dukje figurën e atij, i cili thoshte: “Dua t’i shërbej Krishtit si njeri i zakonshëm”. Titulli i vëllimit, botuar nga Shtëpia Botuese San Paolo, është “Shahbaz. Zëri i drejtësisë”. Hyrja shkruhet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, siç thotë ai vetë, “me lotë në sy e me një vel hidhërimi, lehtësuar nga siguria se feja e Shahbazit nuk u shua kurrë”. Por, sipas profesorit të mendimit e të fesë islamike në Universitetin Papnor Lateranens, Mobeen Shahid, Shahbaz Bhatti përfaqëson edhe më shumë:

         “Unë, si katolik e si mik, e kam njohur nga afër, e mendoj se mund ta konsiderojmë Shahbaz Bhatti-n zërin e shpresës, sepse shembulli i tij në politikë – siç shkruhet edhe në hyrjen e kardinalit Parolin – u ka dhënë mundësi pakicave fetare të shpresojnë, edhe një herë, në Pakistanin, që është kombi i tyre. Jo vetëm u ka dhënë mundësi përfaqësimi pakicave fetare me katër vende në Senat, por ka punuar edhe për të rritur numrin e deputetëve në Parlamentet rajonale, nga ku përzgjidhen senatorët. Ky përfaqësim mungonte. Pastaj, u dha hapërsirë për lutje edhe të burgosurve jo myslimanë, në burgjet shtetërore e, kur u emërua kryetar i Komisionit për rishikimin e blasfemisë, u impenjua për të parë jo vetëm të mirën e pakicave fetare, por u përpoq të vërë në dukje edhe padrejtësitë e përjetuara nga qytetarët e fesë islamike në Pakistan!”

         Ligji mbi blasfeminë mbetet në fuqi edhe sot në Pakistan. Në të përfshihen nene të Kodit Penal, që dënojnë me burgim të përjetshëm, ose me vdekje, fjalët e qëndrimet kundër Islamit. Po bëhen përpjekje për rishikimin e tij, por udha është akoma e gjatë.

02/03/2017 14:00