Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku në Egjipt, për të nderuar martirët koptë

Papa Françesku me ipeshkvijtë e Kishës patriarkale të Aleksandrisë së Koptëve

28/02/2017 17:01

Papa po shqyrton mundësinë për të shkuar në Egjipt. Lajmin e jep gazetarja Stefania Falasca, në gazetën katolike italiane “Avvenire”, duke saktësuar se më 6 shkurtin e kaluar, Partriku Ibrahim Isaac Sedrak dhe ipeshkvijtë e tjerë në vizitë ad Limina në Vatikan, nga Kisha patriarkale e Aleksandrisë së Koptëve, i paraqitën me shkrim një ftesë formale Atit të Shenjtë.

         “Një ftesë – shkruan vatikanistja – që ndjek edhe dëshirën e ipeshkvijve të tjerë, atë të presidentit të Republikës, Abdel Fattah Al Sisi, pritur në audiencë nga Papa më 24 nëntor 2014 dhe atë të Imamit të Madh të Al-Azharit, Ahmed el-Tayyb. Eksponenti më i lartë i Qendrës teologjike sunite më me autoritet në botë dhe Papa janë takuar në Vatikan më 23 maj 2016.

         Udhëtimi, shpjegon gazetarja Falasca, synon të nderojë martirët koptë të viteve të fundit. “Është akoma e gjallë – nënvizon ajo – kujtesa e masakrimit të të krishterëve koptë, më 16 dhjetorin e kaluar, në katedralen e Kajros. E ndërsa, gjatë javëve të fundit vriten të krishterë në gadishullin e Sinait, nga 22 deri më 23 shkurt, pikërisht në Kajro, u mbajt një simpozium, i organizuar nga Qendra për dialogun e Universitetit të Al-Azharit dhe nga Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar, udhëhequr nga kardinali Jean-Louis Tauran, në përfundim të të cilit u nënshkrua një deklaratë të përbashkët”.

         Në artikull, gazetarja e “Avvenire”-s shpjegon edhe udhëtimin e Papës Françesku në Sudanin e Jugut. Në këtë shtegtim, Ati i Shenjtë nuk do të shkojë vetëm, por së bashku me kryeipeshkvin e Kanterbërit, pas kërkesës së tre barinjve të konfesioneve të ndryshme të krishtera. 

28/02/2017 17:01